Ferati e konfirmon: Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve, nuk ka ujdi mes LDK-së e VV-së për qeveri

Ilir Ferati, sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, ka njoftuar se ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Tutje, ai ka theksuar për hapat e tjerë në këtë proces.

banner

“Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve tash po presim përgatitjen e pjesëve të tjera të cilat janë teknike, por si sekretariat jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që me pas të mundshme që sa më shpejt me i dhënë drejtim demokratikë partisë. Në momentin që jemi të gatshëm e njoftojmë kryetarin dhe pastaj ai në një afat sa më të shpejt me bë ftesën për Kuvendin, nuk ka arsye për shtyrje të Kuvendit dhe me sa kam parë edhe kryetari është i interesuar që sa më shpejt ta kryej si proces që me krijuar njëfarë paqe brenda për brenda njerëzve të LDK-së“, ka thënë ai për Radio Dukagjini.

Ai ka mohuar të ketë ndonjë ujdi mes LDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje.

“Ne nuk kemi diskutuar me Vetëvendosjen për pozicione dhe as për emra në këtë takim janë diskutuar parimet të cilat duhet me u respektua tutje për të zhvilluar diskutimin në kuptim të pozicioneve. Ende nuk jemi në atë fazë, në momentin që diskutojmë për parime edhe pse sigurisht një prej tyre duhet të jetë zgjidhja e çështjes që na ka quar në zgjedhje i bie pjesa e presidentes. Kjo është çështje e negociatave ne e kemi kandidate me votë të këshillit të përgjithshëm Vjosa osmani, ka qenë bartëse e listë dhe njëherit edhe kandidate për presidente, por tani është ende herët me diskutua sepse nëse nuk ka dakordancë për parime nuk vazhdojmë tutje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.