Bajrami i VV-së kritikon Haradinajn për çështjen e presidentit: S’di se si i shkon në mendje, AAK është e vogël

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, u shpreh i gatshëm që të kandidojë për president të Republikës së Kosovës, nëse propozohet nga opozita.

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se Vetëvendosje nuk ka votë për Haradinajn.

banner

“Aleanca herën e kaluar është hidhëruar që nuk i ftuam në takime. Tash që ftuan nuk erdhën. Sinqerisht, nuk po i kuptoj. Nuk e di si mund të mendojë Haradinaj të bëhet president. Nuk e di si i shkon në mendje një gjë e tillë Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme. Kjo është çështje terciare”, tha Alban Bajrami i VV-së në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ndër të tjera vlerësoi se kërkesat e Aleancës për të kontribuar me qëndrim në sallë për zgjedhjen e presidentit e që kanë të bëjnë me qeverinë, janë të kota.

“Kërkesat e Aleancës janë të kota. Në disa komisione, përfaqësues së Aleancës janë dëshmuar se nuk e dinë as gjuhën angleze. Vijnë të huajt dhe ata vendosin kufje për ta dëgjuar përkthimin. Çka të flas më shumë për ta”, potencoi Alban Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.