Çitaku: PDK-ja do të jetë në opozitë, jemi vite larg me VV-në

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e qeverisjes.

banner

“PDK-ja do të jetë në opozitë. Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosjes dhe shohim fare pak mundësi për bashkëpunim por kjo nuk do të thotë se nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi dhe interesat e qytetarëve, por jo në bashkëqeverisje… Çështja e presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e presidentit i mundëson Albin Kurtit qeverisje katërvjeçare” – tha ajo./ EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.