Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Prishtinë: “Shtet dhunues, shtet pa shpirt!”

Protesta kundër femicidit në Prishtinë tashmë ka filluar. Portesta është organizuar nga Kolektivi Feminist.

Protesta po organizohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila tronditi Kosovën dhe tashmë po hetohet edhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit, ndërsa janë suspenduar shumë policë e dy prokurorë dhe ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Me tinguj të fillikaqave e me parulla si “Shtet dhunues, shtet pa shpirt!”, “A ka shtet për gratë?”, “A duhet me u vra për me u marr seriozisht?”, ka nisur protesta kombëtare e thirrur për sot kundër femicidit. Thirrjet  “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për Arlindën”, “Edhe sa thirrje të humbura?”, “Edhe sa gra të vrara?” janë dëgjuar nga protestuesit, transmeton KOHA.

Sjellim ndërmend që protesta e sotme është vazhdimësi e mobilizimeve qytetare që pasuan vrasjen e Zekajt, me kërkesën që institucionet të garantojnë mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.