Albin Kurti lavdëron festivalin e Dua Lipës: “Sunny Hill” është një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka shkruar në lidhje me festivalin “Sunny Hill”, që do të mbahet si gati cdo vit tjetër në Prishtinë.

Në një postim në “X”, Kurti ka pasur fjalë të mëdha për festivalin e yllit të muzikës globale, Dua Lipa.

banner

Kurti ka vlerësuar se Sunny Hill është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës.

“Festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100,000 vizitorë vetëm vitin e kaluar. Ndërsa festivali fillon sot, i urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar” – ka shkruar Kurti në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.