
Themeluesja “Sunny Hillit”, Dua Lipa, ka reaguar pas përfundimit të natës së parë të festivalit, duke e cilësuar atë një sukses dhe duke ftuar publikun për natën e dytë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo vlerësoi performancat e yllit amerikan Katy Perry dhe DJ-së Seth Troxler.

“⭐️ DITA E PARË ⭐️ Sunny Hill Festival! Katy Perry na çoi në Hënë, ndërsa Seth Troxler na mbajti atje. Shihemi sonte për raundin e dytë!”, ka shkruar Dua Lipa.
Nata e parë e “Sunny Hillit” u karakterizua nga një atmosferë e zjarrtë dhe pjesëmarrje e madhe e publikut, me Katy Perryn si emri kryesor i skenës.
Festivali vazhdon edhe sonte e nesërme performanca të tjera të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa organizatorët sot njoftuan se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur.



