
Isa Mustafa, ish-kryetar i Komunës së Prishtinës, ka pasur kritika për një projekt të Komunës së Prishtinës, që sot drejtohet nga Përparim Rama.
Mustafa, që ishte edhe kryeministër i Kosovës, ka vlerësuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër ngushtimit të rrugës “Ilir Konusheci”.

Mustafa ka vlerësuar se “këta që po bëjnë eksperimente do të jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër”.



