
Adriatik Kelmendi, moderator i emisionit të njohur “Rubikon”, ka shkruar një status, ku ka komentuar rrjedhat politike në Kosovë.
Kelmendi ka pasur kritika ndaj Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Postimi i plotë:
Të kuptohemi:
Për balanc demokratik, nëse Kurti do të bëhet kryeministër, postin e Presidentit duhet ta mbajë dikush nga ish-opozita.
Populli nuk ia ka dhënë asnjë subjekti politik 61 deputetë që ta bëjë vetë qeverinë, as LVV-së.
LVV-së i duhen së paku edhe 8 deputetë që të formojë qeveri. Ata 8 deputetë besoj i gjen kollaj duke ua dhënë së paku 4 pozita ministrore komuniteteve joshqiptare, siç ka vepruar edhe mandatin e kaluar.
Populli nuk ia ka dhënë asnjë subjekti 80 deputetë që ta zgjedhë vetë Presidentin.
Partisë më të madhe i takon kryeparlamentari dhe zakonisht kryetari i qeverisë, në këtë rast në “pazare” edhe me parti joshqiptare.
Pse të mos i takojë kryetari një partie tjetër shqiptare?
Pse kaq dorëshlirë me partitë joshqiptare, kurse dorështrënguar me parti shqiptare?!



