
Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka folur para mediave pas fjalimit të Albin Kurtit në Kuvend dhe ndërprerjes së seancës.
Nga holli i Kuvendit, Zemaj ka theksuar se LDK-ja nuk është pjesë e këtij skenarit.

“Jo, nuk kemi qenë as të njoftuar, as të informuar, krejt çfarë ka rrjedhur e keni parë edhe vetë nga seancan e Kuvendit” – tha Zemaj, transmeton Gazeta Politika.



