
Ermal Sadiku, deputet i LDK, ka shkruar një status rreth ndërprerjes së seancës së Kuvendit.

Ai e ka cilësuar situatën si një katrahurë.
Postimi i plotë:
Sot Albulena Haxhiu u betua si deputete. Në të njëjtën kohë është ushtruese e detyrës së Kryetares së Kuvendit dhe ushtruese e ushtrueses së detyrës së Presidentes.

Dmth krejt kjo katrahurë me një parti që i ka fitu votat me qeverisë e po bon hajgare. Derisa nuk janë në gjendje me kry një punë, ama hajgare po.



