Ardian Gjini i ashpër me Kurtin: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit rreth konstituimit të institucioneve.

Gjini ka thënë se situata aktuale po shihet me dhimbje nga qytetarët dhe miqtë e Kosovës, ndërsa, sipas tij, me gëzim nga kundërshtarët e vendit.

banner

“Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj Kurtit, duke e bërë atë përgjegjës për situatën politike.

“Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i AAK-së është shprehur se Kosova do të vazhdojë të forcohet edhe pa Kurtin dhe “përkundër dëmit” që, sipas tij, kryeministri në detyrë po ia shkakton vendit.

“Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”, ka përfunduar Gjini.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.