Jeta Berisha i drejtohet VITA-s: A po na i tregoni edhe rezultatet tjera? Çfarë skandali, niseshte në qumësht!

Aktivistja Jeta Berisha ka reaguar sërish lidhur me rezultatet e analizave për produktet e Qumështores VITA, duke i kërkuar kompanisë që të publikojë edhe rezultatet e tjera.

“Mirëmëngjes Qumështorja Vita! A po na i tregoni edhe rezultatet tjera sot?!”, ka shkruar Berisha.

banner

Ajo i është referuar sqarimit të fundit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sipas të cilit 12 produkte të kontrolluara janë konstatuar jokonforme për shkak të pranisë së vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes së padeklaruar.

“AUV e konkluzoi saktë: VETËM në NJËRIN NGA 12 produktet nuk është gjetë vaj palme, qumësht pluhur apo niseshte”, ka shkruar Berisha.

Ajo veçoi praninë e niseshtes si veçanërisht shqetësuese.

“Çfarë skandali: NISESHTE në qumësht!!”, ka përfunduar Berisha.

Reagimi vjen pas debatit publik mes VITA-s dhe AUV-së lidhur me rezultatet laboratorike dhe përbërjen e produkteve të kompanisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.