Kreshnik Çollaku: Teza e Zana Avdiut për “deputetët e PDK-së në LDK” është ndër më interesantet – kërkon debat

Kreshnik Çollaku, ka komentuar një deklaratë të analistes Zana Avdiu, duke e cilësuar atë si një nga zërat më të mprehtë në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku tha se një nga temat më interesante për debat është teza e Avdiut për “deputetët e PDK-së në LDK”.

banner

“Nje nder temat apo tezat me interesante e qe sigurisht kerkon debat, eshte e nje nder analisteve me te mprehta te Prishtines, Zana Avdiut. Zana flet per ‘deputetet e PDK ne LDK’”, ka shkruar ai.

Çollaku bëri edhe një krahasim mes zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri.

“Në Shqipëri kemi praktika të opozitës që lufton opozitën, por kjo e Kosovës sigurisht e tejkalon praktikën e luftërave civile brenda opozitës, që rëndom ndodh në Tiranë”, u shpreh ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.