
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Fejza ka krahasuar veprimin e sotëm me protestat e mëhershme të Vetëvendosjes, kur aktivistë dhe zyrtarë të saj kishin përdorur vezë si formë proteste.

“Ne kemi gjujtë me ve kundër Gjykatës Speciale e Zajednicës, e këta kundër ftesës për takime?”, ka shkruar Fejza.
Reagimi i saj vjen pasi seanca konstituive u ndërpre pa u konstituuar legjislatura e 11-të, pasi Kurti kërkoi sërish kohë shtesë për negociata politike.



