
Kryetari i PDK-së thekson se partia nuk është pronë e individëve dhe se trashëgimia e saj duhet ruajtur pa ndikime të jashtme.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Ramiz Lladrovcit, njofton Periskopi.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Krasniqi tha:
“Në PDK, partinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Jakup Krasniqit, askush nuk mundet me vendos kushte. PDK nuk është pronë e individëve – por është amanet!”
Deklarata e tij u interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Lladrovcit, i cili kohëve të fundit ka bërë deklarata publike që u konsideruan si presion ndaj lidershipit të partisë lidhur me procesin zgjedhor në degën e Drenasit.
Krasniqi shtoi se PDK mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj themelore dhe se askush nuk është mbi partinë apo trashëgiminë që ajo përfaqëson.



