Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin

Analisti i kërkon kryeministrit në detyrë të ndajë pushtetin ose të largohet nga posti.

Analisti Shkëlzen Maliqi i ka rikujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një thënie që dikur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e kishte shumë për qejfi.

banner

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka shkruar se Kurti tani duhet ta respektojë këtë qëndrim.

O Albin, vetë pate thënë, ‘Kosova është më e madhe se kryeministri’, ndaje pushtetin ose lësho postin, kaq e thjeshtë!”, ka theksuar Maliqi.

Sipas analistit, kjo thënie duhet të udhëheqë veprimet e Kurtit në situatën aktuale politike, duke nënkuptuar nevojën për ndarje të pushtetit ose dorëheqje nga posti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.