Abrashi: Barrikadat që po hiqen në Mitrovicë, disa po tentojnë t’i ngritin në Prishtinë

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka komentuar zhvillimet në lidhje me Urën e Ibrit, për të cilën BE-ja vlerësoi se janë plotësuar kushtet që të hapet.

Abrashi ka pasur një kritikë ndaj opozitës në lidhje me trajtimin ndaj Mitrovicës dhe veriut të Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Mitrovica, për shumë vite, u përmend krah Jerusalemit, Belfastit e Nikozisë si një prej simboleve ma të dhimbshme të qyteteve të ndame.

Jerusalemi me vijat e konfliktit që ende e përshkojnë qytetin. Belfasti me “peace walls” që u ngritën për me i nda komunitetet. Nikozia, kryeqyteti i fundit i ndamë në Evropë, me vijën që ende e pren qytetin në dysh. E Mitrovica me Ibrin dhe urën që në vend se me bashku dy brigje, u kthye në kufi brenda të njëjtit qytet.

Për një çerek shekulli, ura e Ibrit ishte barrikadë. Ishte frikë. Ishte tension. Ishte fotografia me reprezentative e ndarjes. Mitrovica u ba qyteti i radhës që bota e njihte për ndarje.

E për shkak të pushteteve të atëhershme — opozitës së sotme, ajo pjesë e vendit nisi me u trajtu si diçka e humbun. U quajt “dhuratë e Rankoviqit”. U fol për shkëmbim territoresh. U fol për ndarje. Madje u fol seriozisht edhe për ndarjen përfundimtare të Kosovës.

Sot, ajo fotografi po ndryshon.

Para ardhjes së qeverisë sonë, me thanë se do të vinte dita kur ura e Ibrit do të trajtohej si një urë normale, ku njerëzit lëvizin lirshëm, do të tingëllonte pothuajse e pabesueshme.

Për vite të tana na u tha se ishte e pamundshme.
Tepër e rrezikshme. Tepër e ndërlikume. Tepër herët.

Jerusalemi ende jeton me ndarjet e veta.
Belfasti ende i ka muret e veta.
Nikozia ende e ka vijën e vet të ndarjes.
Kurse Mitrovica nuk ka me pasë urën e vet si mur. Ura që për 25 vjet e ka nda Mitrovicën, po hapet. Bile u shtuan edhe dy ura të reja.

E ironia e kohës eshte se, barrikadat që po hiqen në Mitrovicë disa po tentojnë me i ngritë në Prishtinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.