“Kurrë hiç” – Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk pranon asociacion me kompetenca ekzekutive

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në emisionin “Click” të RTV21 tha se partia e saj nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Asnjëherë nuk kemi pranuar që me pasë një asociacion me kompetenca ekzekutive, asnjëherë as në 2013-ën, as 2015, as 2021, as 2026, as kurrë hiç”, deklaroi ajo.

banner

“Ne nuk pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Asociacion me kompetenca ekzekutive, qysh e ka nënshkruar Albin Kurti, kurrë PDK as s’e ka pranuar më 2013, as 2015, as 2019, as 2026, as kurrë hiç”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, ajo e cilësoi si “fatkeqësi të këtij vendi” statusin që, sipas saj, Albin Kurti ia ka garantuar Kishës.

“Statusi që Albin Kurti ia garanton kishës me Marrëveshjen e Ohrit është fatkeqësia e këtij vendi”, tha ajo.

Në fund, Musliu-Shoshi kritikoi edhe qasjen e Kurtit, duke deklaruar: “Ne nuk jemi mjeshtër të propagandës siç është Albin Kurti”./RTV21/

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.