
Artan Behrami, deputet i PDK, ka vazhduar polemikën nga distanca me deputetët e VV rreth ligjit për gjykimet në mungesë.
Behrai i ka reaguar edhe Adnan Rrustemit, duke e falënderuar për korrigjimin e deputetes së VV, Arbëresha Kryeziu-Hyseni.

Postimi i plotë:
Adnan, së pari të falënderoj që e korrigjove kolegen tënde, Arbëresha Kryeziu Hyseni.
Ajo tha se gjykimi në mungesë për krimet e luftës u mundësua nga Vetëvendosje në vitin 2021.
Ti vetë pranove se bazat ishin vendosur në vitin 2018.
Pra, një gënjeshtër më pak!
Por, pas pak rreshtash, e lëshon edhe ti një gënjeshtër, thua se “ne mundësuam gjetjen e trupave në veri të vendit”.
Jo, Adnan.
Trupat i gjetën policët e Kosovës.
Ata policë që dikur Sfeçla i gjuante me tulla në kokë.
Ata që babai juaj ideologjik, Albin Kurti, i quante “majmunë”.
Trupat i gjetën agjentët e AKI-së.
Po ata që dikur i akuzonit për përndjekje, manipulim dhe shërbim ndaj politikës.
Trupat i gjetën prokurorët dhe institucionet e drejtësisë.
Po ata që sot i sulmoni sa herë nisin të hetojnë tenderët e juaj njëburimore.
Ju nuk i keni krijuar këto kuadro. Ju i keni trashëguar institucionet që dikur i shanit dhe i sulmonit.
Dhe tani, pasi rezultatet po vijnë, po përpiqeni t’ia vendosni flamurin e Vetëvendosjes mbi punën e tyre.
Për Serbinë, ne e kemi mundur atë në luftë, e kemi ndërtuar shtetin dhe kemi luftuar që krimet e saj të marrin drejtësinë që meritojnë.
Ne kemi bërë politikë nga pozita e fituesit ndaj Serbisë.
Ju po bëni politikë duke u përpjekur të ndryshoni historinë e Kosovës.
Por një gjë më gëzon.
Kur shoh gjithnjë e më shumë kuadro të PDK-së që po faktorizohen brenda Vetëvendosjes 🙂



