
Amir Rrahmani është tërhequr nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Rrahmani, i cili ishte kapiten i Kosovës, ka bërë të ditur të martën se arsyeja e largimit të tij është udhëheqësia aktuale e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit në rrjetin e tij social “Instagram”.
Rrahmani ka shtatë gola në 66 paraqitje me “Dardanët”.



