
Sheshi kryesor i Prishtinës sot do të mirëpret mijëra qytetarë, të cilët do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Tashmë gjithçka duket gati për “Marshin për Liri” që nis nga ora 14:00 në Prishtinë.
I organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, marshi mbahet katër ditë para vendimit të madh ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Marshi nis në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që t’i bashkohen tubimit.
Tanimë, qytetarët kanë nisur të mbushin sheshin, duke valvuar flamujtë kuq e zi dhe atë të UÇK-së.
Gazeta Politika do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet në “Marshin për Liri”.



