
Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së, ka folur para nisjes së “Marshit për Liri”.
Buja është pyetur se cili do të ishte reagimi në Kosovë, në rast se ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin.

Buja ka theksuar se “nuk do të ketë qetësi”.
“Është fol shumë se do të bëhet kjo, do të bëhet ajo. Unë besoj që verdikti do të jetë i drejtë, por nëse ndodh që mos të jetë i drejtë verdikti, realisht nuk do të ketë qetësi, ka mundësi me pasë bukur shumë protesta. Shpresoj që protestat të jenë të kanalizuara, sepse po që se na shpërthejnë protesta pa kokë, do të jetë shumë problematike” – tha Buja në Klan Kosova.



