Edita Tahiri: Nga një Kuvend i pakonstituuar nuk mund të dalë asnjë qeveri, përpos një farse

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Kurti 4, duke thënë se opozita nuk mori pjesë në atë që ajo e cilësoi si “farsë të formimit të qeverisë”.

Tahiri tha se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, me mospjesëmarrjen e tyre, nuk lejuan, sipas saj, shkeljen e Kushtetutës.

banner

“Opozita nuk lejoi të shkelet Kushtetuta. PDK, LDK, AAK nuk morën pjesë në farsën e formimit të qeverisë, pra nga Kuvendi i pakonstituuar nuk mund të dalë asnjë qeveri – përpos një farse kryeministër”, ka shkruar Tahiri.

Ajo e ka cilësuar situatën politike në vend si absurde, duke iu referuar edhe vargjeve të njohura të Pashko Vasës.

“Kësaj situate absurde që e kemi në vend i shkon më së miri poezia ‘Moj Shqypni, e mjera Shqypni…’”, ka përfunduar Tahiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.