
Analistja Zana Avdiu ka bërë thirrje që partitë opozitare ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe ta shfrytëzojnë mandatin e ardhshëm për reformim.
“Opozita le ta pranojë rezultatin zgjedhor. Le të rrijë katër vjet në opozitë. Le ta shfrytëzojë këtë kohë që të reformohet përnjëmend dhe të ndërtojë një qasje të re”, ka shkruar Avdiu.

Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për votimin e Presidentit, në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale.
“Votoni Presidentin. Këtij vendi i duhen institucione!”, ka shkruar Avdiu.


