Rrëzohet një punëtor gjatë punës në një objekt në Lipjan, arrestohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rasti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 10:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

banner

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është arrestuar një person i dyshuar. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.