Studentët e UP-së triumfojnë në garën ndërkombëtare të debatit në Itali

Studentët e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës kanë fituar garën ndërkombëtare të debatit “Botta e Risposta”, të mbajtur në Padova të Italisë.

Ekipi nga Kosova triumfoi në konkurrencë me 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës.

Lajmin e ka bërë të ditur psikologu Fitim Uka, i cili ka thënë se ekipi fitues përbëhej nga Dardan Bytyqi, Eraa Morina, Jona Olloni dhe Flandra Hasani.

“Çfarë emocioni, çfarë krenarie! Sot, ata nuk fituan vetëm një garë. Ata dëshmuan potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë dhe të një gjenerate që ka çfarë t’i ofrojë botës akademike”, ka shkruar Uka.

Ai ka vlerësuar se ky sukses duhet të jetë një nga lajmet kryesore në Kosovë, duke kërkuar më shumë promovim dhe mbështetje për të rinjtë e talentuar.

“Mendje të tilla duhet të promovohen, të mbështeten dhe t’u krijohen mundësitë për të shkëlqyer”, ka theksuar Uka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.