
Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, ka publikuar një fotografi me Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës.
Mustafa ka shkruar se ishin krah për krah me njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Krah për krah, dje, sot dhe përgjithmonë!
Historia e suksesit dhe sakrificës sonë nuk do të ndalet kurrë; do të punojmë edhe më shumë për vendin dhe për idealet tona.
Me bashkëluftëtarët e mi njihemi gjatë kohë. Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë dhe për vetë ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti. Prej atëherë, çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri-tjetrit më shumë dhe jemi forcuar. E di me siguri se çdo sfidë na ka bërë më të fortë dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.
Kemi fituar betejat më të mëdha për liri, ndaj do t’i tejkalojmë edhe këto padrejtësi e gënjeshtra, bashkë me të gjithë ata që kurrë nuk u ndalën së sulmuari Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerat tona të shenjta.
Krah për krah, si dikur, si gjithmonë!



