
Jakup Krasniqi është dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, për krime lufte.
Trupi gjykues e ka shpallur të fajshëm për trajtim dhe arrestim të paligjshëm e trajtim çnjerëzor.

“Ju shpall fajtor për arrestim e trajtim të paligjshëm kundër së paku 305 personave, për trajtim mizor si krim lufte, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pika 5 – trajtim çnjerëzor të kryer së paku kundër 49 personave”, ka thënë gjyqtari.



