Hysni Gucati: Kërkojmë dorëheqjen e Donika Gërvallës

Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, ka folur në protestën e mbajtur sot, ku mijëra qytetarë kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale.

Gucati ka kërkuar që Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, të ofrojë dorëheqjen e tij.

banner

“Ne clirimtarët e vendit, nuk jemi kundër asnjë qeverie. Jemi kundër atyre njerëzve që heshtin, jemi kundër atyre njerëzve që gëzohen për dënimin e tyre. Mua sot më befason qysh Kurti e mban në zyrët e veta një njeri që ende asnjë fjalë nuk e fol për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një njeri si Donika Gërvalla që ende nuk doli të kërkojë falje para qytetarëve të vendit, para clirimtarëve, para dëshmorëve, të kërkojë falje” – tha Gucati.

“Në sot na befason që ende institucionet nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Në vend që Donika Gërvalla të japë një deklaratë për një padrejtësi që është bërë për çlirimtarët, ajo sot hesht. Ne e dimë që Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në parlament, i themi Albin Kurtit që këta njerëz t’i përjashtojë nga Qeveria. Njerëz që bashkëpunojnë me armikun, janë armiq të vendit dhe kombit dhe ne nuk i duam në mesin tonë”, ka thënë ai para protestuesve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.