Klestor Veseli: Nuk e kemi humbur besimin te Perëndimi, as te drejtësia e tyre – ne po kërkojmë korrigjimin e një gabimi

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka folur pas protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se familjet dhe mbështetësit e tyre nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe te sistemi i saj i drejtësisë.

banner

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, te drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, kërkesa e tyre nuk është kundër drejtësisë perëndimore, por për korrigjimin e asaj që ai e cilësoi si një gabim të ndikuar nga politika.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.