Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë sot në Aeroportin e Vjenës.

Kurti pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet që lidhen me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

banner

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ai pritet të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Vizita në SHBA vjen në kuadër të agjendës ndërkombëtare të kryeministrit dhe aktiviteteve që zhvillohen paralelisht me sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.