Petritsch: Hashim Thaçi druante se një vendim i gabuar mund t’i kushtonte me jetë në Kosovë

Ëolfgang Petritsch, ish-diplomat austriak, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Petritsch ka kujtuar kohën e negociatave në vitin 1999.

banner

Sipas tij, Thaçi druhej për jetën e tij.

“Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika. Si gjithnjë, ishte tejet i përqendruar dhe përgjigjej vetëm me fjali të shkurtra e të përmbledhura. Por ai druante se një vendim i gabuar mund t’i kushtonte me jetë në Kosovë. Do ta eliminonin. Atij i duhej të konsultohej vazhdimisht me njerëzit në Kosovë për të parë se sa larg mund të shkonte në bisedime. Vetë ai e dinte se pas shpërbërjes së UÇK-së do të mund të hynte në politikë. Por cili ishte qëndrimi i luftëtarëve të ndryshëm lokalë, të cilët nuk shihnin një mundësi të tillë?” – ka thënë Petritsch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.