
Edhe të premten, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës për të protestuar kundër vendimit dënues që Gjykata Speciale ua shqiptoi të mërkurën katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Folësit në protestë kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe mbrojtje të pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtarëve.

Edhe ky tubim po dominohet nga thirrjet “Jo në emrin tim”.
“Jemi mbledhur jo vetëm për të mbrojtur çlirimtarët, por për të mbrojtur të vërtetën tonë, historinë tonë të pasur dhe dinjitetin e popullit që u ngrit nga hiri për të kërkuar liri. Jemi këtu sot për të thënë me një zë të bashkuar: Jo në emrin tim”, ka thënë Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të tubimeve.



