Studentët marshojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Qindra studentë kanë dalë në marshin kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shkruan KOHA.

banner

Studenti Donart Humolli, gjatë marshit të studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se rinia e Kosovës nuk pranon atë që e konsideron gjykim të padrejtë ndaj atyre që, sipas tij, mundësuan lirinë e vendit.

Humolli ka deklaruar se nuk ka gjykatë apo vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës.

“E kuptojmë se jemi fatlumë që bëjmë pjesë ndër brezat e parë të këtij kombi që e shijoi lirinë, pa e përjetuar tmerrin e luftës. Por po ashtu, e kuptojmë qartë se kjo liri nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha ai. “Por nuk do të ishte e mundur as pa mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, me theks të veçantë shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot, studentët dhe rinia e Kosovës qëndrojnë të bashkuar me besimin e patundur tek Perëndimi. Ashtu siç Perëndimi nuk e lejoi padrejtësinë në vitet ’98 dhe ’99, por u bë aleat i UÇK-së, për të sjellë lirinë, ashtu besojmë se do të mbetet aleat edhe sot, duke mos lejuar asnjë padrejtësi ndaj vetë aleatit të tij, luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

banner

Ai ka thënë se rinia e Kosovës sot jeton në një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik, duke theksuar se përvoja e popullit të Kosovës me shtypjen dhe padrejtësinë, sipas tij, e bën të papranueshëm një trajtim të tillë ndaj të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.