
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet tash e tetë ditë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Veseli ka falënderuar qytetarët, e në veçanti të rinjtë, për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.
Në një prononcim të shkurtër pas protestës, ai ka thënë se beson që çdo veteran dhe ushtar i UÇK-së do të ishte krenar me të rinjtë që po protestojnë.
“Unë mendoj që çdo veteran e çdo ushtar i UÇK-së, ata që janë gjallë e ata që na shohin nga qielli, kishin qenë krenarë me këtë rini”, ka thënë Klestor Veseli për Indeksonline.




