Veprimet e Speciales, Lushtaku: Nuk frikësohem nga një aktakuzë e re

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka folur për zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale.

banner

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës është dashur të lëshojë një deklaratë për këtë proces.

“Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, tha Lushtaku në një prononcim për “Zërin”.

Lushtaku ka vlerësuar se nuk ka arsye të frikësohet nga një aktakuzë e rë nga Gjykata Speciale.

banner

“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo. Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku pas protestës së së mërkurës në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.