
Fadil Demaku, deputet i PDK, eshte pyetur rreth ligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara, që u dorëzua në Kuvend nga PDK-ja.

Demaku është treguar pesimist në lidhje me VV dhe Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Demaku ka theksuar se nuk pret ndonjë vullnet nga Kurti dhe VV.
“Kur thonë se do ta shikojmë me kujdes juridikisht nismën tonë ligjore, kjo që në start tregon se nuk është dëshira dhe vullneti i duhur. Unë nuk pres ndonjë vullnet dhe ndonjë pozitivitet nga LVV-ja dhe Kurti, sepse këtë nuk e ka bërë për gjashtë vite. Përkundrazi, jo që nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi në këtë drejtim, por edhe ka qenë i dëmshëm. Roli i tij ka qenë krejtësisht në dëm të procesit dhe jo duke i shërbyer pozitivisht procesit. Asgjë nuk ka bërë Qeveria e Kosovës për ta mbrojtur të drejtën e vet. E ka vendosur në rrafshe personale: ‘Janë katër persona atje, mua nuk po më interesojnë dhe vazhdojmë më tutje’. Do të thotë, kjo logjikë e mbrapshtë ka funksionuar për gjashtë vite”, ka deklaruar ai, raporton TëVë1.



