
Ilir Deda, analist, ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Dedës, Gjykata Kushtetuese ktheu në binarë ligjshmërinë.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit.



