
Presidentja e Kosovës falënderoi Alexander Stubb për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe përkrahjen e palëkundur në rrugën euroatlantike.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në kuadër të vizitës së saj në Nju Jork.
Osmani tha se diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe në hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, pas vizitës së saj të këtij viti në Helsinki.
“Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit. E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani.



