Berisha për mbrojtjen e Thaçit e të tjerëve: Sikur të mos ishte marrë me patriotizëm folkorik, aktakuza do të ishte rrëzuar

Durim Berisha, jurist i njohur, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale.

Në shkrimin e tij, Berisha, që dikur ishte këshilltar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ka zbërthyer qasjen e Speciales.

Tutje, Berisha, që ishte për një kohë të shkurtër këshilltar i Albin Kurtit, ka pasur kritika ndaj qasjes së mbrojtjes, duke vlerësuar se u “morën me folklore patriotik”.

Postimi i plotë:

Logjika mbi të cilën Dhoma e Specializuar në Hagë e ndërtoi arsyetimin e saj ishte se UÇK-ja nuk përbënte ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe se lufta për pavarësi nuk ishte veprimtari kriminale. Dhoma as nuk e kishte për detyrë ta vlerësonte këtë çështje, por është mirë që e theksoi, sepse kështu pamundësohet përdorimi i këtij aktgjykimi për kriminalizimin e luftës për pavarësi dhe UÇK-se.

Mirëpo, sipas Gjykatës, katër të dënuarit përbënin një ndërmarrje të përbashkët kriminale, sepse vepronin në mënyrë të organizuar për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Thelbi arsyetimit të saj është konstatimi, se, përderisa të tjerët luftonin për pavarësi, këta të katër synonin marrjen e pushtetit.

Sikur mbrojtja të mos ishte marrë me patriotizëm folklorik, por të ishte përqendruar në argumentimin se ky pretendim nuk qëndronte, aktakuza do të ishte rrëzuar në tërësi. Kjo mbetet edhe thelbi i betejës juridike në shkallën e dytë. Kaq pro bono prej meje. Për më tepër, paguhen mjaftueshëm mirë mbrojtësit e tyre, që ta kryejmë punën e tyre, për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.