
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, që është e para pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale.
Seanca nis nga ora 11:00.
Në rend të ditës është votimi i një deklarata, e cila kundërshton këtë vendim dhe Gjykatën Speciale.
“Pas një mbeldhje të gjatë dhe aspka të lehtë sot mbajtëm mbledhjem e parë të kësaj legjislature. E kam thënë edhe më herët arsyesja se pse nuk kemi thërrit mbledhje të kryesisë ka qenë se Kuvendi dhe Qeveria ishin kontestuar nga PDK në Gjykatën Kushtetuese. Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca e Kuvendit të mbahet të hënën në orën 11:00. Miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Të jetë një qëndrim i Kuvendit dhe Kuvendit ta ketë një qendrim në raport me këtë vendim përmes një deklarate”, ka deklaruar Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit.
Gazeta Politika do t’ju mbajë të informuar.



