Gjinovci: Keni nisë me i besu rrenat e juaja – pa Perëndimin dhe Rugovën Kosova nuk do të çlirohej, nuk mjafton veç me luftu

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj debatit të fundit publik rreth rolit të aleatëve perëndimorë në çlirimin e Kosovës.

Gjinovci ka thënë se Kosova nuk do të ishte çliruar pa ndërhyrjen dhe mbështetjen e fuqive perëndimore, duke përmendur Tony Blairin, Bill Clintonin, Jacques Chiracun, Joschka Fischerin, por edhe rolin e Ibrahim Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Këta përnime kanë nisë me besu që Kosovën nuk e ka çliru perëndimi 😀”, ka shkruar Gjinovci.

“Po ikni more atje se mos me pasë konë Toni Blleri i Britanisë së Madhe, e Klintoni i Amerikës, e Shiraku i Francës, e Joshka Fisheri i Gjermanisë, e qe besa mos me konë Ibrahim Rugova që e ka sensibilizu opinionin ndërkombëtar prej fillimit të viteve 1990-a, tash ishim kon si palestinezët e kurdët. Nuk mjafton veç me luftu”, ka shkruar ai.

Gjinovci e ka përfunduar reagimin me kritika ndaj atyre që, sipas tij, po e minimizojnë rolin e Perëndimit.

“Bukërmysësa, keni nisë mi besu rrenat e juja”, ka shkruar Gjinovci, duke përdorur edhe hashtagët “#JoNëEmrinTim” dhe “#përherëFalenderues”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.