Kurti: Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se në rrethanat aktuale, pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, vendit i duhet stabilitet institucional dhe përgatitje për mbrojtje juridike e diplomatike në Gjykatën e Apelit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan KOHA.

Kurti ka deklaruar se të dielën ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa e ka cilësuar si hap të parë të përbashkët Deklaratën e miratuar në Kuvend me 99 vota për, ku kundërshtohet vendimi për ish-krerët e UÇK-së dhe bëhet thirrje për strategji të përbashkët shtetërore për mbrojtjen e tyre në shkallën e dytë. 

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive parlamentare për këtë çështje, duke kërkuar që veprimet të bashkërendohen me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët e fushës.

“Si kryeministër, do të bëjmë gjithë çfarë dimë e mundemi bashkë me kolegët nga Qeveria në Apel. UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. 

Duke folur për situatën institucionale pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka thënë se përcaktimi i afatit për zgjedhjen e presidentit e ka vendosur vendin para një situate emergjente.

“Aktgjykimi që prodhoi normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen e afatit për zgjedhjen e presidentit na vë para një situate emergjente për veprim. Kishim marrëveshje me LDK-në, por ajo u braktis nga gjashtë deputetë. Nga sot, kemi edhe gjashtë ditë për t’i dhënë vendit president të ri”, ka deklaruar ai.

Siç thotë aktgjykimi i Kushtetueses, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor.

Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentit është e mundshme, ndërsa zgjedhjet e reja do të kishin pasoja të rënda për vendin dhe, sipas tij, mund të shmangen.

“Andaj të ulemi bashkë, sepse edhe pse zgjedhjet do të shkaktoheshin nga moszgjedhja e presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato, përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin edhe me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq Qeveria do të mbetej në detyrë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se qytetarët presin më shumë përgjegjësi nga partitë politike dhe se Kosovës i nevojiten institucione funksionale.

“Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje të panumërta vetëm për t’u kthyer në pikën e njëjtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Deklarata e miratuar në Kuvend ka hapur, sipas tij, një kapitull të ri të bashkëveprimit dhe bashkërendimit ndërmjet partiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.