
Ka nisur protesta në sheshin e Prishtinës, e cila po mbahet për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale.
Protesta është ftuar nga platforma “Liria ka emër”.
Në protestë po marrin pjesë mijëra qytetarë, ku nuk kanë munguar brohoritjet për të lavdishmës UÇK.
Tutje, protesta ka nisur me intonimin e dy himneve, atë të Kosovës dhe kombëtar.



