Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit

Seanca pritet të mbahet në orën 09:00.

Gjatë së dielës, Grupi Parlamentar i LVV-së ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndër pikat e së cilës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.