Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është antikushtetues, tradhtia ka emër

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Gjykatën Speciale. Në një postim, ai pretendon se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ngre pyetje për arsyet që, sipas tij, çuan në propozimin e tij.

Mehmetaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale do ta shpallë ligjin të pavlefshëm. Ai ka akuzuar gjithashtu se nisma mund të jetë bërë qëllimisht dhe ka pyetur se kujt në PDK i konvenoi ndalja e protestave dhe pakënaqësisë qytetare pas vendimit të Hagës.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

“Tradhetia Ka Emer…

Tashme eshte e qarte se Ligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosoves per Gjykaten Speciale eshte ne shkelje te plote te Kushtetutes se Kosoves, me saktesisht me nenin 162 te saj. Dhe eshte krejtesisht i pavlefshem.

Madje eshte ne shkelje te thelle te Kushtetutes ne disa nene te tij.

Po sipas nenit 162 te Kushtetutes, pika 3, ligji do t’i referohet Gjykates Kushtetuese te Gjykates Speciale, sepse kjo Gjykate ka juridiksion ekskluziv për referime kushtetuese që lidhen me mandatin, juridiksionin, strukturen ose funksionimin e Speciales. Kjo gjykate do ta shpalle te pavlefshem ligjin.

Pra, shkelja eshte aq e qarte sa dikush e ka bere qellimshem. Ketu nuk kemi me vec budallak, ketu kemi edhe dashakeqesi.

Kujt ne PDK i konvenoi ndalja e protestave dhe pakenaqesia qytetare me vendimin ne Hage qe e shpiku idene e ketij ligji anti-kushtetues?

Kujt ne PDK i konvenoi te tradhetohen Hashim Thaci e Kadri Veseli ne ditet me te renda te tyre?

Kush jane ata qe deshen t’i qetesojne shqiptaret me nje mashtrim te tille? Kush e shiti lojen keshtu?

Kjo nuk duhet dhe nuk do te falet.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.