Myftiu Tërnava i shkon në zyrë Albin Kurtit, flasin edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e Kryeministrisë.

Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Speciale.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së premtes priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Teksa kryeministri Kurti tha se është përherë kënaqësi të takohet me të, Myftiu Tërnava e uroi për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel.

Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.