
Milan Radoiçiq, i akuzuar për sulmin në Banjskë dhe i kërkuar nga Interpoli, është parë në tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe, shkruan KOHA.
Videot e shpërndara nga mediat serbe tregojnë Radoiçiqin në mes të tubimit në Kragujevc, krah Danilo Vuçiqit, djalit të ish-presidentit Aleksandër Vuçiq.
Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Republikës së Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Natën e 23 dhe 24 shtatorit 2023 ndodhi sulmi më i rëndë për shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku Bunjaku ra në pritë të grupit të armatosur serb në Banjskë.
Grupi në krye me Radoiçiqin u shpartallua – tre u vranë, tre u arrestuan e të tjerët ikën drejt Serbisë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, synimi i tyre i dështuar kishte qenë aneksimi i veriut të Republikës.



