
Ganimete Musliu, deputete e PDK, ka kërkuar shkarkimin e Donika Gërvallës, ministre e Drejtësisë.
Ajo ka kërkuar që shkarkimi i Gërvallës të jetë e menjëhershme.
Postimi i plotë:
GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!
Shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshem dhe i menjëhershem.
Ministrja e Drejtësisë mungon në mbledhjen ku Qeveria themelon grupin për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.
Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror.
Një çështje kaq e ndjeshme kërkon përgjegjësi.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore. Një ministre që zgjedhë të mungoj në momente kaq vendimtare nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi. Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë prandaj duhet të shkarkohet!



