Ardian Gola lavdëron Albin Kurtin: Fatkeqësisht është i pakonkurrencë politikisht

Ardian Gola, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Sipas Golës, tani për tani Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është i pakonurrencë politikisht.

Tutje, në “Contex”, ai ka vlerësuar se “kjo nuk është mirë për Kosovën”, pasi një parti “dallon dukshëm për nga cilësia e përfaqësimit”.

“Këtë e kam thënë dhe po e përsëris prapë dhe kjo nuk është mirë për Kosovën që fatkeqësisht Albin Kurti është i pakonkurrencë politikisht sa i përket lidershipit. Për shkak se kemi të bëjmë me një figurë, e cila është gdhendur politikisht në përvoja shumë të rënda politike dhe ai sot strategjizon, taktizon dhe qeveris në mënyrë ose në atë nivel që shumë prej eksponentëve të partive tjera e kanë problem edhe me konkurru. Dhe kjo nuk është mirë për Kosovën prapë po them. Për shkak se unë nuk jam për një shtet, ku një parti dallon dukshëm për nga cilësia e përfaqësimit dhe aktvitetit politik me partitë opozitare” – ka thënë Gola në ATV, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.